Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Gorazhdec të Pejës, pasi këta të fundit kishin refuzuar të ndalen në pikën e kontrollit policor dhe gjatë ndjekjes kanë dalë nga rruga, duke shkaktuar kështu aksident trafiku.
Gjatë kontrollit të ndaluarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me 12 fishekë, një brisk xhepi dhe dy kapela të modelit të maskave.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.