13.03.2023 · përditësuar para 1238 dite1 min lexim
Në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë, tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja për Informim e Policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.