Lajmet e fundit

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.
Raportohet se një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Sipas informacioneve paraprake, nëna po kalonte rrugën së bashku me fëmijën, kur automjeti ka goditur karrocën.
Menjëherë pas ngjarjes, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit ai që ka transportuar të miturin drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës.
Bëhet e ditur se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur procedurat me drejtuesin e automjetit, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit./euronews.al
https://klankosova.tv/nena-po-kalonte-rrugen-ne-korce-vetura-perplas-karrocen-me-femijen-mbi-1-vjecar/