Është identifikuar viktima e aksidentit të mbrëmshmëm në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën.
Sipas burimeve të Policisë, viktima e aksidentit rrugor u identifikua si shtetasi Elez Kazaj, 59-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, shkruan "Panorama".
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:00, në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Vorën, është konstatuar i shtrirë në rrugë pa shenja jete një shtetas, identifikuar Elez Kazaj, i cili dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë mjet i cili është larguar nga vendi ngjarjes.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.