Lajmet e fundit

Sot rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit, së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.
Tutje bëhet e ditur se meqë autobusi është rrotulluar në krahë, kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët.