Lajmet e fundit

Një 13 vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotem si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë.Aksidenti ka ndodhur pranë institutit bujqësor, ku një automjet ka përplasur të miturin i cili po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.
I mituri është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.