Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, përkatësisht pranë qendrës tregtare TEG, te rrethrrotullimi në Sauk.
Një kamion ka rënë nga mbikalimi në autostradë, me ç’rast shoferi ka humbur jetën.
Vdekja e tij është konstatuar gjatë rrugës për në spital, raporton A2 CNN.
Kurse, si pasojë e këtij aksidenti edhe një person tjetër raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se e lënduar ka mbetur drejtuesja e një mjeti që është goditur nga betonierja. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/aksident-i-rende-ne-shqiperi-kamioni-bie-nga-mbikalimi-ne-autostrade-pamje/