Një aksident tragjik është shënuar orët e mesditës në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë një të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
Në aksident, siç raporton
Tch, janë përfshirë disa automjete, ndërsa pas përplasjes është bllokuar qarkullimi, transmeton Klankosova.tv.
Në vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse, ambulanca dhe policia.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se viktimë ka mbetur një shtetas i huaj.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.