Lajmet e fundit

Një fëmijë ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Deçan.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur kur i dyshuari mashkull gjersa ishte duke drejtuar veturën ka goditur fëmijën i cili ishte duke e kaluar rrugën.
I dyshuari i këtij rasti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa trupi i pajetë i është liruar familjarëve, transmeton Klan Kosova.