Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Volljakë të komunës së Klinës, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.