Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Viti, ku si pasojë janë lënduar dy drejtues të automjeteve dhe nëntë pasagjerë.
Sipas Policisë, i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit, dyshohet tejkalim i pa sigurt, ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur ballë për ballë me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë.
“Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë pasagjerët në veturat e përfshira. Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve (femra) që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.