Lajmet e fundit

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në Ferizaj, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia nga goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar, njofton Klan Kosova.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Ferizaj janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.