18.04.2019 · përditësuar para 2662 dite1 min lexim
Sot rreth orës 16:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në Vushtrri.
Si pasojë këtij aksidenti, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili ka shtuar se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.
"Sot rreth orës 16:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në kryqëzimin e rrugës ‘2 Maji’ në Vushtrri. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Pas trajtimit të dy personat në fjalë janë liruar nga spitali".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.