Lajmet e fundit

Si pasojë e goditjes, një person ka vdekur në Sopi të Suharekës.
Sipas raportit të Policisë është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin viktimën mashkull K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.