Lajmet e fundit

Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident në kryeqytet tek Menza e Studentëve.
Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe nga janë lënduar dy persona, njofton Klan Kosova
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
"Sot rreth orës 10:35 tek semaforat afër Menzës së Studentëve në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të lehta trupore. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete".
"Ndihmë mjekësore nga ky aksident raportohet të kenë kërkuar dy persona dhe pasi kanë marrë trajtim në Emergjencë në QKUK janë liruar për në shtëpi", deklaroi Hoxha.