Një aksident trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur "Gryka e Llapushnikut".
Sipas pamjeve të dërguar nga lexues në redaksinë e Klankosova.tv, në vendin e ngjarjes shihet që kanë arritur policia, teksa ende nuk dihet për të lënduar.
Po ashtu, nga ky aksident janë krijuar kolona të gjata në drejtim të Pejës.
Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.
https://www.youtube.com/watch?v=Kz-rTueTGCQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.