Lajmet e fundit

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në Zonën Industriale të Prishtinës.
Në fotografitë e siguruara nga Klankosova.tv, shihet një motoçikletë e rrëzuar, ndërsa nuk dihet nëse është vetaksident apo është ndeshur me ndonjë automjet tjetër.
Nuk dihet as për të lënduar.
Klankosova.tv do të marrë informacione shtesë nga Policia e Kosovës për rastin në fjalë. /Klankosova.tv