Lajmet e fundit

Një aksident i ndodhur pasditen e sotme i ka marrë jetën një personi. Ngjarja ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, në Thumanë, ku një këmbësor është goditur nga një automjet.
Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur. Nga të dhënat e para mësohet se këmbësori është përplasur nga një automjet i tipit “Ford”, me targa AA512MM. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, Olsi Ferizi, 40 vjeç.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Shekulli