Lajmet e fundit

Katër automjete janë përfshirë në një aksident, në tunelin e Thirrës në Shqipëri. Në Ti Raporton janë dërguar pamjet e aksidentit, ku mësohet se janë plagosur 6 persona, mes tyre tre në gjendje të rëndë.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e të martës, në afërsi të tunelit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Dyshohet se ngricat e krijuara nga reshjet e dëborës të kënë qënë shkak i aksidentit. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova