Lajmet e fundit

Një 49 vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti rrugor në segmentin Shkodër – Vau Dejës në fshatin Stajka.
E.L po udhëtonte kur është futur në parakalim, por pikërisht në këto momente ai është përplasur me një kamionçinë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë mjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës ndërsa drejtuesi i saj, 49 vjeçari tashmë i ndjerë mori plagë të rënda.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës por mësohet se nuk i ka rezistuar plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës, shkruan Ora News.
Në vendngjarje mbërritën forcat policore dhe grupi ekspertizës të cilën nisën hetimet rreth shkaqeve të këtij aksidenti. Në pyetje po merren dëshmitarë në vendngjarje dhe drejtuesi kamionçinës i cili mori lëndime të lehta.
Bazuar nga të dhënat në vendngjarje dhe dëshmitë e banorëve shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit që drejtonte viktima, që solli përplasjen e më pas përfundoi në kanal.