Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në afërsi të zonës “Ura Skudrinsk”.
Sipas informacioneve nga SPB-Tetovë, aksidenti është raportuar në ora 18:00 në Departamentin e Policisë në Rostushë.
“Vetura e udhëtarëve “Land Rover” me targa të Tetovës ka dalë nga rruga dhe shoferi Sh.S.(49) nga Tetova ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjeri, bashkëshortja e tij A.S.(47) ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi, njofton Klan Macedonia, përcjell Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.