Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur në autostradën "Ibrahim Rugova".
Si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Baki Kelani.
"Rreth orës 18:00, në autostradë, dalja për Suharekë, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë Kelani.