Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në rrugën “Agim Ramadani”.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjetesh. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.
Me rastin po merret njësiti i trafikut.