Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën Orikum-Vlorë.
Sipas informacioneve të
Top Channel, një automjet ka përplasur dhjetë bagëti (dhi), si dhe çobanin, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë, raportohet se të dhjetë bagëtitë kanë ngordhur, ndërsa i lënduar është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka pësuar traumë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.