Lajmet e fundit

Në Shupkovc të Mitrovicës më 12 mars ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren, njofton Klan Kosova.
“Raportohet për një aksident trafiku ku i dyshuari N.N. duke drejtuar automjetin N.N. ka goditur këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë.