Lajmet e fundit

Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Librazhd.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.
Sipas policisë, makina e drejtuar nga B. Balla, 32 vjeçe, banuese në fshatin Rrajcë, është përplasur me mjetin drejtuar nga 37vjeçari L. T., banues në Korçë.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen Astrit Balla, 39 vjeç, banues në Rrajcë ndërsa ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër L.T., dhe pasagjerja P. ., 26 vjeçe, banuese në Korçë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazeta Shekulli.
Të dhënat lidhur me aksidentin janë ende të pakta, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.