Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 07:00 të mëngjesit në Klinë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
"Policia është njoftuar rreth orës 7:00 për një aksident trafiku në Klinë, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova.