Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot para orës 7 të mëngjesit në rrugën regjionale Kërçovë-Oslomej, në afërsi të fshatit Mamudovc.
Në aksidentin mes dy furgonave dhe një mjeti transporti janë plagosur 18 persona, gjashtë prej të cilëve kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë shtruar për kurim në spitalin “Sv,.Erazmo” në Ohër, ndërsa tre personat me lëndime më serioze janë dërguar në Qendrën e urgjencave në Shkup. Nga ky aksident 9 persona kanë pësuar lëndime më të lehta.
Sipas informacioneve nga MPB-ja e Ohrit, fatkeqësia ndodhi në momentin kur njëri nga furgonat tentoi ta parakalojë tjetrin dhe u përplas drejtpërdrejt me kamionin që vinte nga drejtimi tjetër.
Furgoni që u parakalua doli nga rruga, kurse tjetri goditi shtyllën prej betoni. Të lënduarit janë punëtorë që udhëtonin drejt TC Oslomej./Alsat-M.tv/.