Lajmet e fundit

12:27 (E plotësuar)
Edhe policia e Kosovës e kanë konfirmuar aksidentin e ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë Podujevë.
"Aksidenti ka ndodhur mes një motorri dhe një veture, prej të cilit kanë mbetur tre persona të lënduar", i kanë thënë Klan Kosovës, policia e rajonit të Prishtinës.
12:08
Motorrat në stinën e verës janë shumë aktualë në rrugët e Kosovës.
Por gjatë kësaj kohe shumë prej tyre janë aksidentuar.
Një aksident i tillë ka ndodhur edhe sot në fshatin Gllamnik, në rrugën magjistrale Prishtinë - Podujevë.
Klan Kosova, sapo të marrë informata nga policia do të ju njoftojë për detajet tjera të këtij aksidenti.