Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.
Mediat shqiptare raportojnë se automjeti është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën.
Ndërsa, automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.