Lajmet e fundit

Si pasojë e një aksidenti me fatalitet që ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj, ka humbur jetën një i moshuar, në cilësinë e këmbësorit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi, i cili tha se ekipet e hetuesisë kanë dalë në vend të ngjarjes për të kuptuar më shumë detaje rreth këtij aksidenti.
Sipas Gashi-t, viktima ishte afër të 80-ave, ndërkaq ngasësi i mjetit me të cilin goditi këmbësorin është dërguar për intervistim, njofton Klan Kosova.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘’12 Qershori’’.