Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë tronditi vendin këtë mëngjes, ku 4 të rinj humbën jetën ne një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:30 minuta.
Sipas informacioneve të para viktimat janë tre vajza të paidentifikuara dhe një djalë, i identifikuar si Dashnor Deliallisi nga Kruja.
Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar në mjete të ndryshme. Burime nga policia bëjnë të ditur se makina ku udhëtonte djali ka qenë me shpejtësi të madhe dhe në krah të kundër, duke shkaktuar edhe aksidentin tragjik.
Deliallisi udhëtonte me makinën Benz me targa AA 970 GV, ndërsa vajzat udhëtonin me makinën me targa AA 694 IL.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit tragjik.