Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës.
Një automjet ka përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në motor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan