Lajmet e fundit

Paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur mes tyre tri makina.
Rreth orës 11:30 si pasojë e goditjeve njëra nga makinat ka dalë nga rruga, pranë një qendre tregtare.
Burime policore bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Lidhur me ngjarjen policia kanë nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të përplasjes.