Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, si pasojë një person ka pësuar lëndime.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Avni Zaiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Zaiti deklaroi se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.
"I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut", deklaroi ai për Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.