Mëngjesin e sotëm, treni dhe një veturë janë aksidentuar në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë.
Si pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.