Një aksident mes një motoçiklete dhe veture ka ndodhur këtë të premte në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.
Si pasojë, është lënduar ngasësi i motoçikletës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi ajo.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.