Lajmet e fundit

Pas një aksidenti mes dy veturave në Bërnicë të Poshtme, në magjistralen Prishtinë - Podujevë kanë mbetur të lënduar pesë persona ndër të cilët ka edhe me lëndime të rënda.
Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe pas marrjes së informatës, Hoxha ka thënë se ekipet policore së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, kurse policia endë është duke u marrë me rastin për të konstatuar rrethanat dhe shkaqet që kanë dërguar deri të aksidenti, transmeton Klan Kosova.