Lajmet e fundit

Një person vdiq, e dy u lënduan, bile njëri rëndë. Ky është bilanci i ndeshjes midis dy kamionëve, në Rigjevë të Klinës.
Përplasja e tyre i’a mori jetën njërit 67 vjeçari me inicialet J.S, nga fshati Greme i Ferizajt,transmeton Klan Kosova.
Njëri nga ta është nga Tropoja e Shqipërisë, që po ngiste kamionin që kishte të ngarkuar manaferra.
Banorët e këtij fshati që gjendet në magjistralen Prishtinë - Pejë, po ankohen për aksidentet e shpeshta që ndodhin në këtë segment rrugor.
Kronikë nga Dibran Istrefi.