Lajmet e fundit

Dje në orën 03:00 të mëngjesit në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, bën të ditur Policia e Kosovës.
Shoferi duke lëvizur me veturën me targa vendore, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës është rrokullisur.
"Si pasojë e aksidentit ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë", thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.