Lajmet e fundit

Dy persona u plagosën në një tjetër aksident të ndodhur në hyrje të Durrësit.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metër poshtë saj.
Të plagosurit janë nxjerrë nga makina nga mjekët me ndihmën e Policisë Rrugore.
Ata mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e bluzave të bardha, raporton tvklan.
Sipas policisë, shkak për ketë aksident dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i makinës.