Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vonshme në Miradi.
Bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në këtë aksident janë përfshirë së paku dy vetura, ku njëra prej tyre ka përfunduar e rrotulluar.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, ndërkohë Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici për të marrë informacione shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, redaksia nuk ka pranuar përgjigje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.