Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës.
Sipas pamjeve të publikuara nëpër media, shihet se vetura ka dalë nga rruga dhe ka pësuar dëme të mëdha.
Për pasojë, udhëtarët kanë mbetur të ngujuar në të.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.