Sot rreth orës 17:26 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Krushevë të Klinës, ku kanë marrë lëndime trupore tre persona.
Policia njofton se në aksident janë të përfshira dy vetura. Ndërsa të lënduarit gjenden në spitalin rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova.
“Policia është informuar se një aksident rreth orës 17:26 ka ndodhur në fshatin Krushevë, komuna e Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë tre persona janë të lënduar. Ata fillimisht janë dërguar për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe pastaj në spitalin rajonal të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë që janë relevante dhe policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.