Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasdreken së mërkurës në Korçë, fatmirësisht pa viktima.
Mësohet se një makinë tip “Benz” dhe një furgon janë përplasur në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Pirg.
Nga përplasja, të dy automjetet përfunduan të përplasur jashtë rruge.
Për fat të mirë nuk pati viktima, por vetëm një i plagosur lehtë.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia dhe prania e lagështirës në rrugë.