Lajmet e fundit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kçiq.
Pamjet nga ky aksident të publikuara nga Mitropoli shfaqin dy vetura tepër të dëmtuara nga përplasja.
Sipas këtij mediumi, janë thirrur tri ambulanca dhe zjarrfikësit.
“Sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona”, ka thënë për Klankosova.tv, Ilmi Prekazi nga zyra për media e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës".