Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Durrës, te Ura e Dajlanit.
Një 18-vjeçare ka humbur jetën pasi vetura me të cilën po udhëtonte doli nga rruga duke rënë nga ura dhe ka përfunduar rreth 30 metra poshtë saj, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
18-vjeçarja V. G., ishte pasagjere në mjet ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesi, 26 vjeçari A.Xh., si dhe dy këmbësorë, T. T., 33 vjeç, dhe A. M., 35 vjeç të cilët janë në spital në kujdesin e mjekëve.
Euronews.al ka mësuar se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e dy të rinjve që ndodheshin brenda automjetit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.