Lajmet e fundit

E plotësuar:
Në aksidentin që ka ndodhur në Drenas, jetën e ka humbur një burrë 33 vjeçar.
Këtë për Klan Kosova në vendin e ngjarjes e kanë thënë dëshmitarët.
Deri te aksidenti sipas tyre ka ardhur pasi vetura e ka humbur kontrollin dhe është përplasur për mbrojtëseve anësore të rrugës.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qytetin e Drenasit rreth orës 08:20 të mëngjesit të sotëm.
Saktësisht ky aksident ka ndodhur te Parku i Biznesit në këtë komunë, njofton Klan Kosova.
Nga përshkrimi i një lexuesi të klankosova.tv, bëhet fjalë për aksident me fatalitet.