Lajmet e fundit

Një person ka pësuar lëndime të rënda këtë të enjte në Vlorë, pasi dyshohet se është aksidentuar në det.
Sipas raportimeve të A2 CNN, i lënduari dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi, transmeton Klankosova.tv.
I plagosuri është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.