Lajmet e fundit

Departamenti i ADN-së në kuadër të Agjencisë Kosovare për Forenzikë, nga sot është akredituar dhe mund të kryej të gjitha shërbimet e kësaj fushe, pa pasur nevojë që ato të dërgohen jashtë vendit.
Pos kësaj është akredituar edhe laboratori për analiza kimike të drogave.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, ai tha se me akreditimine këtyre laboratorëve, Agjencia e Kosovës për Forenzikë tani plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare të kësaj fushe.
E kryeshefi i kësaj Agjencie Blerim Olluri, tha se tani të gjitha analizat që kanë të bëjnë me ADN-në, do të mund të kryhen në këtë laborator, pa as një pengesë dhe do të kontribuoj shumë edhe në zbulimin e krimeve të ndryshme, ku do tu lehtësohet puna edhe prokurorive e gjykatave.
Po ashtu Olluri shtoi, se në rast se kërkohet nga prokurori institucioni që ai drejton, do të mund të bënte analizen e AND-së edhe për shqiptarët që humbën jetën në incidentin e Kumanovës.